Burimi:
Sarandanews.com

Foto © Sarandanews.com
“Aktualisht rëndë por…” – Si paraqitet gjendja shëndetësore e Fatos Nanos
Parametrat e ish-kryetarit të PS dhe ish-kryeministrit Fatos Nano mbeten stabël. Stuata neurologjike e ish-liderit socialist mbeten njësoj pa ndryshime, shkruan Top Channel, duke iu referuar burimeve spitalore. Ditën e djeshme, spitali privat ku ndodhet i shtruar Nano njoftoi se prej ditësh ai ndodhet i hospitalizuar, në gjendje të rëndë pas një arresti kardiorespirator. “Pacienti ka disa ditë i hospitalizuar, në gjendje të rëndë pas një arresti kardiorespirator. Aktualisht pacienti konsiderohet ne gjendje shumë të rëndë, me prognoze te rezervuar!”, njoftoi spitali. Ndërkohë familja, miqtë dhe ish-bashkëpunëtorët e tij të afërt kërkojnë në këto momente vetëm qetësi dhe janë të rezervuar për komente në media.