Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Çmim i ri për taksitë elektrike, sindikata: Shtrenjtimi i energjisë ul të ardhurat. Ekspertët: Duhej rritur
Nga 1 nëntori, taksitë elektrike do ta paguajnë më shtrenjtë çmimin e energjisë elektrike që përdoret për karikimin e mjetit. Sipas vendimit të Entit Rregullator të Energjisë, nga 14 lekë/kWh, çmimi i ri në stacionet e karikimit me fuqi të instaluar mbi 11 kWh do të jetë 22 lekë/kWh. Në orët e pikut, që janë ato të darkës, kur konsumi i energjisë është më i lartë, çmimi do të paguhet edhe më shtrenjtë. “Rritja është bërë si rrufe në qiell të hapur, nuk ka pasur konsultim me grupet e interesit. Vetëm në Bashkinë e Tiranës, 60% e taksive janë elektrike. Ngushton të ardhurat e taksistëve, sepse çmimi për shërbimin taksi për klientët nuk shtohet, është atribut i Këshillit Bashkiak. Taksometri është taksativ dhe kush nuk...