Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Kosova sërish drejt zgjedhjeve parlamentare?! Paralajmëron Kurti: Po përpiqemi të krijojmë qeverinë por…
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka lënë të kuptohet se partia e tij Lëvizja Vetëvendosje si fituese e zgjedhjeve parlamentare mund të dështojë në krijimin e Qeverisë së re, duke thënë se vendi do të shkojë në zgjedhje sërish. Duke folur në një takim me diasporën në Londër të martën, Kurti tha se po vijojnë diksutimet, pa dhënë hollësi se me cilat parti apo deputetë. Kurti u nominua më 11 tetor nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, për të tentuar ta formojë Qeverinë e re dhe, sipas ligjeve të Kosovës, ai ka 15 ditë afat për ta bërë këtë, që nënkupton se atij i ka mbetur kohë vetëm deri më 26 tetor. Protesta madhështore në Tiranë! Kurti ‘lavdëron’ qeverisjen: Pasaporta e Kosovës s’është...