Këshilli i Sigurimit të OKB-së diskuton raportin për Kosovën

Këshilli i Sigurimit të OKB-së diskuton raportin për Kosovën

Këshilli i Sigurimit mblidhet sot në Nju Jork aty ku pikë diskutimi pritet të jetë edhe Kosova. Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla ka udhëtuar për në Nju Jork për të marrë pjesë në seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së që do të mbahet sot. “Në këtë seancë do të shqyrtohet raporti periodik i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, për zhvillimet në Kosovë”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës. Gërvalla do të raportojë për punën e institucioneve të Republikës së Kosovës. “Në tetor, Këshilli i Sigurimit pritet të mbajë takimin e dytë informues të vitit mbi raportin e fundit të Sekretarit të Përgjithshëm mbi Misionin e Administratës së Përkohshme të OKB-së në...