Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
DITA 2! ‘Drejtësia dhe zgjedhjet’- Celibashi: Kolegji Zgjedhor mos të merret me hetim! Sadushi: Reforma është ngadalësuar
Sokol Sadushi dhe Ilirjan Celibashi TIRANË-Po mbahet në Tiranë dita e dytë e Konferencës me temë “30 vite partneritet dhe progress: Shqipëria, Këshilli i Evropës dhe Komisioni i Venecias. Diskutimet fokusohen në tre tema kyçe: reforma në drejtësi dhe vettingu, reforma zgjedhore dhe drejtësia kushtetuese, me pjesëmarrjen e drejtuesve të institucioneve shqiptare dhe ndërkombëtare. Kreu i KQZ-së Ilirjan Celibashi renditi çështjet kyçe që sipas tij duhet të adresohen urgjentisht në reformën e ardhshme zgjedhore, duke përfshirë votimin për personat me pamundësi, riorganizimin e komisioneve dhe rregullat për referendumet. Ilirjan Celibashi: Për të nxitur debatin, po bëj një listë të atyre çështjeve që ne mendojmë se duhet të adresohen në kuadër të reformës së ardhshme zgjedhore. Duke filluar me organizimin e komisioneve të palëve të treta. Mendoj se vetëm...