Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
Mbrojtja si “muri kinez”, Martini “betonon” Vllazninë në 3 ndeshjet e fundit
Vllaznia arriti fitoren e radhës në kampionat kundër Bylisit në javën e 7-të të Superiores, me shkodranët që triumfuan në Ballsh me rezultatin 0-1 falë një autogoli të vendasve. Ky ishte edhe suksesi i 3-të rradhazi për skuadrën e drejtuar nga Martini. Me kuqeblutë që në këtë mënyrë krijojnë vazhdimësinë e aq kërkuar në kampionat dhe nisin shkëputjen nga rivalët. Por, përveç suksesit dhe 3 pikëve me shumë vlerë në “Adush Muça”, ajo që kënaq në radhët e 9 herë kampionëve të vendit është edhe mos pësimi i golave. Me ndeshjen ndaj Bylis, shkodranët bëjnë ndeshjen e 3-të radhazi ku mbajnë portën e paprekur. Ku portieri Pohls ka 270 minuta që nuk pëson gol, duke vënë kështu një rekord në kampionatin e sivjetshëm. Kjo pasi...