Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
“Jemi me Venecian këtu! Nuk është normale kjo…”, Gjin Gjoni “përplaset” me Ulsi Manjën
Në mbyllje të konferencës “30 vite partneritet dhe progres, Shqipëria, Këshilli i Europës dhe Komisioni i Venecias”, deputeti i Partisë Demokratike, Gjin Gjoni, u përplas verbalisht me deputetin socialist dhe kreun e Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja. Manja, në rolin e drejtuesit të punimeve, deklaroi mbylljen e fjalimeve, por Gjoni kërkoi që të respektohej agjenda dhe të lejohej diskutimi i mëtejshëm. “Zoti Manja, në qoftë se respekton agjendën, duhet ta respektosh deri në fund, kështu që dua të diskutoj, se jemi me Venecian këtu, nuk është normale që s’më lë të diskutoj”, iu drejtua Gjoni-Manjës. Pas përfundimit të konferencës, Gjin Gjoni u shpreh për mediat se, ndryshe nga pretendimet që u bënë gjatë panelit, reforma në drejtësi nuk ka dhënë fryte. Ai argumentoi se kjo konfirmohet...