BIRN: Qeveria tërhiqet nga termat gjithëpërfshirës në ligjin për “Barazinë Gjinore”

BIRN: Qeveria tërhiqet nga termat gjithëpërfshirës në ligjin për “Barazinë Gjinore”

Komisioni për Ekonominë, Punësimin dhe Financat miratoi të martën dhjetëra amendamente që fshijnë referencat si “identitet gjinor”, “shprehje gjinore”, “orientim seksual” dhe “karakteristika të seksit” nga projektligji i qeverisë “Për barazinë gjinore” – në një lëvizje që kritikohet si një hap pas në përpjekjet për luftën kundër diskriminimit gjinor nga organizatat e shoqërisë civile. Me propozim të deputetes të Partisë Socialiste, Antoneta Dhima, deputetët socialistë votuan pro heqjes së neneve të përkufizimeve që zgjeronin fushën e mbrojtjes nga diskriminimi, duke i zëvendësuar ato me termat “burrë dhe grua”. Ndryshimet u bazuan në dhjetra amendamente të depozituara disa ditë më parë nga kryetari i grupit socialist, Taulant Balla, pasi nisma ligjore krijoi një debat publik dhe kundërshtim nga opozita dhe komunitetet fetare. Përfaqësuesit e qeverisë nuk...