Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
PS-PD, “ok” për “zgjedhoren”, mazhoranca pranon kërkesat e opozitës
Javën e ardhshme pritet që Parlamenti të hapë rrugë nisjes së reformës së re zgjedhore. Damian Gjiknuri, i cili do të drejtojë këtë reformë nga ana e Partisë Socialiste, lajmëroi se janë plotësuar të gjitha kërkesat e Partisë Demokratike për të pasur barazi anëtarësh dhe asistencën e ODIHR-it dhe Komisionit të Venecias, dhe gjithçka është gati që të nisë puna për reformën. “Kemi rënë dakord edhe në lidhje me pretendimet apo vërejtjet në lidhje me përfaqësimin në Komisionin e Reformës Zgjedhore, ku shumica do të ketë përfaqësim të barabartë, duke ruajtur ekuilibrin shumicë-pakicë që do krijojë premisat për konsensus”, tha Damian Gjiknuri. Damian Gjiknuri nga PS dhe Oerd Bylykbashi nga PD kanë rreth dy dekada që punojnë për reformat zgjedhore, dhe të dy politikanët nuk...