Florian Binaj “bashkon” opozitën, kandidati për Bashkinë e Tiranës nis fushatën

Florian Binaj “bashkon” opozitën, kandidati për Bashkinë e Tiranës nis fushatën

Kandidati i opozitës për Bashkinë e Tiranës, Florjan Binaj, nisi sot fushatën elektorale për kryeqytetin. Binaj zhvilloi një takim me përfaqësuesit e të gjitha partive opozitare, të cilat kanë vendosur të mbështesin aktorin e njohur të humorit në këtë garë kundër PS dhe Ogerta Manastirliut. “Mesazhi im është që ne jemi të gjithë së bashku dhe unë si kandidat i pavarur, falë mbështetjes së të gjitha partive të opozitës, i bëj thirrje të gjithë qytetarëve që të na bashkohen pa dallim partie, pa dallime të tjera, sepse kjo është një çështje që i vlen shumë të gjithë qytetarëve, ky, ky moment”, tha Florjan Binaj. Binaj shpjegoi se ende nuk ka folur me kryetarin e partisë më të madhe të opozitës, Sali Berishën, por theksoi se...