Bojkoti “mbyll” gjykatat, avokatët protestojnë për arrestimin e kolegut të tyre nga prokuroria e Elbasanit

Bojkoti “mbyll” gjykatat, avokatët protestojnë për arrestimin e kolegut të tyre nga prokuroria e Elbasanit

Avokatët braktisën qindra klientë në ditën e dytë të bojkotit kombëtar që kulmoi me mos paraqitje në seancat penale. Më të prekurat ishin gjykata e posaçme në Tiranë dhe dhomat penale, ndërsa mes gjykimeve të rëndësishme dështoi ai me 30 të pandehur ku midis tyre nën akuzë për korrupsion është ish-kryebashkiaku Erion Veliaj. Reagimi i avokatëve që është bllokimi dytë i drejtësisë në pak kohë pas vrasjes së Astrit Kalasë, u shkaktua nga arrestimi u kolegut të tyre Uljan Bajrami. Menjëherë mbas lirimit të Bajramit, ILD ka nisur verifikimet në Elbasan. TCH kontaktoi dhomën e avokatisë ku u informua se nga monitorimi nuk ka asnjë thyerje të bojkotit qe zgjat deri të shtunën. Ndërkohë qe është kërkuar qe mbrojtësit të jenë në seancat e masave...