Po mblidhte gështenja me të ëmën, zhduket në mënyrë misterioze 26-vjeçari në Tropojë

Po mblidhte gështenja me të ëmën, zhduket në mënyrë misterioze 26-vjeçari në Tropojë

Një 26-vjeçar nga Tropoja është zhdukur në rrethana misterioze, ndërsa kishte dalë ditën e hënë me nënën e tij për të mbledhur gështenja në mal. Ata kanë qenë në zonën e Kamenicës, në Bajram Curri, kur i riu është larguar dhe ka humbur kontaktet me nënën e tij. Kallëzimi për zhdukjen është bërë këtë të martë në Komisariatin e Policisë së Tropojës nga familjarët e 26-vjeçarit F. T., banues në Bajram Curri. Shërbimet e Policisë, në bashkëpunim me autoritetet e Kosovës, ekipin e kërkim-shpëtimit dhe banorët e zonës, po vijojnë kontrollet intensive në terren — nga toka dhe me dronë — për gjetjen e tij.