KPA, edhe 48 ankime të mbetura për shqyrtim nga procesi i vetingut

KPA, edhe 48 ankime të mbetura për shqyrtim nga procesi i vetingut

Kryetari i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit (KPA), Sokol Çomo, deklaroi sot se procesi i rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve është drejt fundit, me më pak se tetë muaj të mbetur deri në përfundimin e tij në qershor 2026. Në fjalën e tij, në panelin për reformën në drejtësi dhe procesin e vetingut në Konferencën “30 vite partneritet dhe progres: Shqipëria, Këshilli i Evropës dhe Komisioni i Venecias”, që u zhvillua sot në Tiranë, Çomo theksoi se, reforma në drejtësi, e nisur në vitin 2016 ka hyrë në fazën e saj përmbyllëse, teksa kanë mbetur më pak se 8 muaj nga përfundimi i procesit të vetingut. Ai u shpreh se, KPA ka shqyrtuar deri tani 370 nga 417 ankime të depozituara, duke lënë në...