Tropoje/ 26-vjeçari zhduket në rrethana misterioze gjatë mbledhjes së gështenjave

Tropoje/ 26-vjeçari zhduket në rrethana misterioze gjatë mbledhjes së gështenjave

Një ngjarje shqetësuese është raportuar në Tropojë, ku një 26-vjeçar nga Bajram Curri është zhdukur në rrethana ende të paqarta. I riu, i identifikuar me inicialet F. T., ishte në shoqërinë e nënës së tij ditën e hënë, teksa po mblidhnin gështenja në zonën malore të Kamenicës. Sipas të afërmve, F. T. është larguar për një moment dhe më pas nuk është kthyer, duke humbur çdo kontakt me nënën e tij. Familjarët kanë bërë kallëzim në Komisariatin e Policisë së Tropojës ditën e martë, duke ngritur alarmin për zhdukjen e të riut. Aktualisht, strukturat e Policisë, në bashkëpunim me autoritetet e Kosovës, ekipin e kërkim-shpëtimit dhe banorët e zonës, po kryejnë kontrolle intensive në terren, si nga toka, ashtu edhe me dronë, në përpjekje për...