Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Gjykata e Elbasanit për ndalimin e avokatit: Vendimi nuk lidhet me vendimmarrje gjyqësore
Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm në Elbasan ka reaguar zyrtarisht lidhur me ndalimin e avokatit U.B. më 18 tetor, duke shprehur “keqardhje për shqetësimin e krijuar në opinionin publik dhe në komunitetin e avokatëve”. Në deklaratën për shtyp, gjykata thekson se ndalimi i avokatit nuk është kryer në mjediset e saj dhe nuk lidhet me ndonjë vendimmarrje gjyqësore. Më tej, theksohet se “prokuroria e ka vlerësuar këtë ndalim si të paligjshëm” dhe se gjykatës “nuk i është paraqitur asnjë kërkesë për shqyrtim mbi këtë ngjarje.” Gjykata sqaron gjithashtu se më 17 tetor u zhvillua një seancë me dyer të mbyllura për vlerësimin e ligjshmërisë së arrestimit të 14 personave, ku avokati U.B ishte mbrojtës i një të mituri. Ajo nënvizon rëndësinë...