Kush është Sanae Takaichi, gruaja e parë kryeministre e Japonisë

Kush është Sanae Takaichi, gruaja e parë kryeministre e Japonisë

Nga Gianluca Modolo, la Repubblica Sanae Takaichi ia doli. “Zonja e hekurt” është bërë gruaja e parë që merr postin e kryeministres në Japoni. Kjo është një thyerje simbolike e “kupolës prej xhami”, në një vend që renditet ndër më të fundit në botë për barazinë gjinore, por edhe një zhvendosje politike edhe më djathtas, për vendin e “Lindjes së Diellit”. Një ditë historike për Japoninë. Në Dhomën e Ulët të Parlamentit (më e rëndësishmja në sistemin japonez), Takaichi fitoi që në raundin e parë me 237 vota, ndërsa në Dhomën e Lartë mori 125 vota. Emërimi i saj do të bëhet zyrtar pas takimit me Perandorin Naruhito, që pritet të zhvillohet më vonë gjatë ditës. Ajo do të bëjë betimin si kryeministrja e 104-t,...