Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Nuk pagoi qira për dy dekada/ Deputetët britanikë kërkojnë mocion parlamentar: Princit Andrew t’i hiqet titulli i Dukës
Deputetët britanikë kërkojnë të paraqesin mocion parlamentar për t’i hequr Princit Andrew titullin e Dukës. Qeveria e Britanisë së Madhe po përballet me presion në rritje mbi rezidencën e princit në Royal Lodge me 30 dhoma në Windsor, për të cilën nuk ka paguar qira për më shumë se dy dekada. Sekretari i biznesit i Mbretërisë së Bashkuar, Peter Kyle, tha se ishte “një çështje për pallatin mberëtor” nëse Andrew lejohej të qëndronte atje pas akuzave të reja të bëra kundër tij në lidhje me marrëdhënien e tij me shkelësin e dënuar për abuzim seksual me fëmijë, Jeffrey Epstein. The Times publikoi kontratën, ku në të thuhet se Andrew pagoi 1 milion paund për qiranë dhe të paktën 7.5 milionë paund për rinovimet. Ai ka...