Kosova në kërkim të Botërorit 2026, shiten të gjitha biletat për ndeshjen kundër Sllovenisë

Kosova në kërkim të Botërorit 2026, shiten të gjitha biletat për ndeshjen kundër Sllovenisë

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll është vetëm një hap larg sigurimit të një vendi në ‘play-off’ e Botërorit 2026. Për të arritur këtë objektiv historik, “Dardanët” kanë nevojë vetëm për një barazim në përballjen vendimtare ndaj Sllovenisë në “Stadion Stožice”. Interesimi për këtë ndeshje ka qenë jashtëzakonisht i madh, si nga tifozët vendas ashtu edhe nga ata miq të Kosovës. Federata e Futbollit e Sllovenisë ka njoftuar se të gjitha biletat për takimin janë shitur, më pak se një muaj para zhvillimit të tij. “Biletat për ndeshjen kualifikuese mes Sllovenisë dhe Kosovës tashmë janë shitur plotësisht. Më pak se një muaj para zhvillimit të saj, të gjitha biletat janë shpërndarë”, thuhet në komunikatën zyrtare të federatës sllovene. Ndeshja është planifikuar të zhvillohet më 15 nëntor...