Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Çështja u pushua nga SPAK, Apeli i GJKKO urdhëron nisjen e hetimeve për kryebashkiaken e Lushnjes Eriselda Sefa! U kallëzua..
Apeli i GJKKO ka urdhëruar SPAK-un që të hetojë kryebashkiaken socialiste të Lushnjes, Eriselda Sefa. Zyrtarisht prej 30 shtatorit, drejtuesja e bashkisë së Lushnjes është nën hetim mbi një kallëzim të një qytetari nga Lushnja për falsifikim dokumentash dhe veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës. SPAK ishte shprehur për pushimin e çështjes duke marrë edhe aprovimin e Shkallës së Parë, por qytetari me inicialet A.H ka insistuar në Apel përmes ankimit që Sefa duhet të hetohet. Sipas kallëzuesit, Sefa ka kryer shkelje në procedurën e ndjekur për dhënien me qira të një pasurie publike në qendër të qytetit, ku pretendon se janë kryer veprime në kundërshtim me ligjin nga ajo dhe Këshilli Bashkiak Lushnje dhe Sefa. Kallëzuesi pretendon se ka pasur falsifikime në shkresa si dhe mbi procesverbale të dëgjesave publike ashtu edhe në projektin për miratimin e dhënies me qera të një ambjeti në rrugën “Kongresi i Lushnjes”. Rasti...