Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
E rëndë/ 18-vjeçari vret nënën e tij dhe telefonon policinë, e mbyti me…
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi, ku dyshohet se djali adoleshent ka vrarë nënën e tij në rrethana ende të paqarta. Alarmi u dha në Departamentin e Policisë së Trikalës, pas një telefonate nga vetë autori i dyshuar, i cili u tha se kishte vrarë nënën e tij në zonën e Flamoulit. Sipas informacioneve paraprake, 18-vjeçari dyshohet se e ka mbytur nënën e tij me një peshqir dhe më pas ka njoftuar autoritetet, informon “Protothema”. 18-vjeçari u arrestua, ndërsa forcat e policisë po kryejnë hetime për rrethanat në të cilat ndodhi ngjarja. Nuk jepen ende detaje rreth dinamikës së krimit apo gjeneraliteteve të autorit dhe familjes së tij.