Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Hije mbi samitin Putin–Trump| Pezullohet takimi Lavrov–Rubio: Moska kërkon shumë
Samiti i dytë mes presidentit të SHBA-ve Donald Trump dhe presidentit rus Vladimir Putin duket i pamundur të zhvillohet së shpejti, pasi takimi paraprak mes Sekretarit amerikan të Shtetit Marco Rubio dhe Ministrit të Jashtëm rus Sergej Lavrov, i planifikuar për këtë javë, është pezulluar përkohësisht. Lajmin e ka konfirmuar një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë për CNN. Sipas burimeve pranë çështjes, pas një telefonate mes dy ministrave Rubio dhe Lavrov, zyrtarët amerikanë kanë vlerësuar se pozicioni rus nuk ka ndryshuar nga kërkesat maksimaliste, duke e bërë të pamundur për momentin organizimin e një samiti të ri. Megjithatë, Rubio dhe Lavrov mund të zhvillojnë një tjetër bisedë këtë javë. Të enjten e kaluar, pas një telefonate me Putin, Trump kishte deklaruar se të dy liderët do...