Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Sadushi: Reforma në drejtësi shkëputi lidhjet me politikën
Reforma në drejtësi ka ndryshuar thelbësisht marrëdhënien mes drejtësisë dhe politikës në Shqipëri, duke i shkëputur lidhjet, që për vite me radhë kishin ndikuar në pavarësinë e institucioneve. Kështu deklaroi kryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, gjatë ceremonisë për 30-vjetorin e bashkëpunimit të institucioneve shqiptare me Këshillin e Europës dhe 35-vjetorin e marrëdhënieve me Komisionin e Venecias. “Reforma në drejtësi bëri që të mos ketë më të paprekshëm”, tha Sadushi, duke vënë në dukje se reforma ka hapur rrugën për një sistem më të drejtë dhe më të barabartë për të gjithë qytetarët. Sadushi theksoi rolin vendimtar të Komisionit të Venecias në hartimin dhe zbatimin e reformave të mëdha kushtetuese dhe ligjore në vend. “Komisioni i Venecias ka bashkëpunuar me institucionet shqiptare për reforma të mëdha në vend. Bashkëpunimi me Venecian ka...