Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
‘Reforma në drejtësi është ngadalësuar’, Sadushi: Mungon vullneti për ta zbatuar me të njëjtin idealizëm që u krijua
Kryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi tha se reforma në drejtësi shkëputi lidhjet e varësisë politike, shkatërroi kulturën e pandëshkueshmërisë, por shtoi se ka ende shumë sfida të mëdha që lidhen me ruajtjen nga deformimet, mbrojtja e pavarësisë së institucioneve të reja. Duke u ndalur te procesi i vettingut, Sadushi tha se pavarësisht ndikimit pozitiv që pati, nuk ka qenë imun ndaj problemeve. “Janë vërejtur vendimmarrje të pabarabarta për çështje të ngjashme, mungesë koherence në interpretim dhe ndikim i perceptimeve publike mbi procesin, çka ka krijuar herë pas here ndjesinë e standardeve të dyfishta. Këto nuk e zbehin vlerën e vettingut, por tregojnë se drejtësia kërkon jo vetëm kontroll, por edhe kulturë përgjegjësie dhe vetërregullimi. “, tha Sadushi. Sadushi u shpreh se reforma duhet...