‘Protesta te Onkologjiku’, Aktivistja: Nuk keni shpërdoruar vetëm detyrën. Ju jeni bashkëpunëtorë në vrasjen e pacientëve

‘Protesta te Onkologjiku’, Aktivistja: Nuk keni shpërdoruar vetëm detyrën. Ju jeni bashkëpunëtorë në vrasjen e pacientëve

Gjatë protestës së zhvilluar përpara Ministrisë së Shëndetësisë, në mbështetje të pacientëve onkologjikë dhe në reagim ndaj krizës së thelluar në sistemin publik shëndetësor, aktivistja Sidorela Vatnikaj mbajti një fjalë të fortë, emocionale dhe të drejtpërdrejtë. E rikthyer për herë të dytë brenda një viti në të njëjtin vend, ajo dëshmoi me dëshpërim se situata në spitalin onkologjik jo vetëm që nuk ka njohur përmirësim, por vijon të jetë alarmante dhe çnjerëzore për mijëra pacientë që vuajnë nga kanceri. Me tone të ashpra dhe një thirrje të qartë për përgjegjësi institucionale, Vatnikaj denoncoi mungesën e barnave jetike, aparaturave diagnostike dhe kushteve minimale për trajtim, duke e quajtur sistemin aktual një "vrasje me neglizhencë", të ushtruar mbi njerëzit më të pambrojtur të shoqërisë. Ajo vuri në...