Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Grabitja spektakolare në Luvër mund të jetë realizuar nga klani famëkeq Remmo
Ekspertët besojnë se vjedhja spektakolare e bizhuterive të Napoleonit nga muzeu i Luvrit në Paris është kryer nga klani më i rrezikshëm kriminal në Gjermani. Bëhet fjalë për klanin Remmo me origjinë arabe, i cili ka kryer një grabitje të ngjashme në Gjermani BILD Grabitja spektakolare ishte përgatitur në mënyrë prefekte dhe zgjati vetëm katër minuta: Katër autorë të maskuar u ngjitën në një ballkon në katin e parë të Luvrit në Paris me një platformë pune lëvizëse. Ata hynë përmes një dritareje në Galerinë e Apolonit, vodhën nëntë bizhuteri të zbukuruara me gurë të çmuar – dhe u larguan me to! Nga mënyra e grabitjes së bizhuterive në Paris duket se ishin vërtet hajdutë profesionistë. Eksperti i sigurisë, Butz Peters, e sheh këtë si...