Arrestimi i avokatit Bajrami/ ‘Kupa u mbush’, Haxhia: Nëse përsëritet, braktisim me muaj gjyqet

Arrestimi i avokatit Bajrami/ ‘Kupa u mbush’, Haxhia: Nëse përsëritet, braktisim me muaj gjyqet

Kreu i Dhomës Kombëtare të Avokatisë, Maks Hxhia ka kërcënuar ashpër me bojkot të seancave gjyqësore për muaj me radhë, nëse do të përsëritet rasti ‘Bajrami’. Ndërsa Avokatia ka pezulluar të gjitha gjyqet deri më 25 tetor, në një deklaratë për mediat nga Dhoma Penale, Haxhia tha se tashmë kupa është mbushur.  Ai kritikoi ashpër edhe organet e reja të drejtësisë, që sipas tij kanë qenë inekzistence pas arrestimit të avokatit Ulian Bajrami në Elbasan, ku po zhvillohej seance gjyqësore. Qëllimi jonë natyrisht, ato janë janë procese të nxjerrjes së përgjegjësisë administrative dhe penale, por qëllimi jonë nuk është për të vënë para përgjegjësisë, qëllimi madhor them i dhomës, një gjyqtar, një prokuror apo një oficer i policisë gjyqësore, por nëpërmjet rastit t'i kujtojmë, t'i detyrojmë...