Plagoset turistja 76- vjeçare, ra nga lartësia në një resort turistik në Barbullush, dërgohet në spital

Plagoset turistja 76- vjeçare, ra nga lartësia në një resort turistik në Barbullush, dërgohet në spital

Një turiste gjermane mbeti e plagosur dhe po trajtohet në spitalin e Shkodrës, ndërsa është rrëzuar nga ambientet e një kompleksi turistik në Barbullush të Vaut të Dejës, ku dhe po qëndronte, në rrethana ende të paqarta dhe dinamikë që po hetohet. E moshuara ka qenë duke qëndruar në kompleks kur ka rënë nga lartësia dhe është dëmtuar. E plagosura është 76-vjeçarja me inicialet A.M., kurse policia tha sot (21 tetor) se nisi hetimet për zbardhjen e rastit. “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vau i Dejës referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi ditën e djeshme, është paraqitur në Spitalin Rajonal Shkodër, shtetasja gjermane A. M., 76 vjeçe, e cila dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht në ambientet e një kompleksi turistik,...