Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
“E paprecedentë në historinë e drejtësisë”/Konferenca Ndërkombëtare, reagon Tabaku: Vendi jeton pa demokraci…
Deputetja e Partisë Demokratike dhe Kryetarja e Komisionit të Medias dhe të Drejtave të Njeriut, Jorida Tabaku, mori pjesë në konferencën ndërkombëtare të organizuar me rastin e 30-vjetorit të anëtarësimit në Këshillin e Europës dhe 35-vjetorit të krijimit të Komisionit të Venecias. Duke folur në panelin kushtuar drejtësisë kushtetuese, Tabaku theksoi rëndësinë e ekuilibrit midis vullnetit politik dhe kontrollit juridik, duke e cilësuar këtë si “shtyllën themelore të çdo demokracie moderne”. “Në çdo shtet modern, Kushtetuta është akti më i lartë juridik, dhe mbi këtë themel ngrihet një ekuilibër delikat midis vullnetit politik të shumicës dhe kontrollit juridik të Kushtetutës. Parlamenti është shprehja e sovranitetit të popullit; Gjykata Kushtetuese është garancia që ky sovranitet të ushtrohet brenda kufijve të ligjit dhe të drejtës.”. Ajo falënderoi...