Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Lideri i tretë francez në burg, pas një Mbreti dhe një kolaboracionisti, një qeli 9m² për Sarkozy, do marrë Kontin e Monte Kristos me vete
Nicolas Sarkozy është bërë ish-presidenti i parë francez që shkon në burg, pasi ka filluar dënimin me pesë vjet heqje lirie për komplot në financimin e fushatës së tij elektorale me para nga diktatori i ndjerë libian Muammar Gaddafi. Që nga koha e udhëheqësit kolaboracionist të Luftës së Dytë Botërore, Philippe Pétain, i cili u burgos për tradhti në vitin 1945, asnjë ish-udhëheqës francez nuk kishte përfunduar pas hekurave, përcjell A2 CNN. Sarkozy, i cili ishte president nga viti 2007 deri në 2012, ka apeluar dënimin e tij në burgun La Santé, ku do të qëndrojë në një qeli me sipërfaqe rreth 9 metra katrorë në seksionin e izolimit të burgut. Më shumë se 100 persona u mblodhën jashtë burgut, pasi djali i tij 28-vjeçar,...