Zbulohet shkaku i aksidentit tragjik me 16 viktima në Lisbonë, qyteti pezullon të gjitha tramvajet

Zbulohet shkaku i aksidentit tragjik me 16 viktima në Lisbonë, qyteti pezullon të gjitha tramvajet

Një kabllo defektoze ishte shkaku kryesor i aksidentit tragjik me tramvajin historik “Glória” në Lisbonë, ku humbën jetën 16 persona dhe u plagosën rreth 20 të tjerë – shumica turistë. Kështu konfirmon raporti paraprak i Zyrës për Hetimin e Aksidenteve Ajrore dhe Hekurudhore të Portugalisë (GPIAAF), i publikuar të hënën. Aksidenti ndodhi më 3 shtator, kur tramvaji doli nga shinat dhe u përplas me një ndërtesë në një nga rrugicat e pjerrëta të qytetit, duke tronditur opinionin publik në Portugali dhe përtej. Tramvaji i ndërtuar në shekullin XIX është një ndër atraksionet më të njohura turistike të Lisbonës. Sipas GPIAAF, një kabllo që lidhte dy vagonët e tramvajit ishte jashtë standardeve teknike të kompanisë së transportit urban të qytetit (CCFL) dhe u shkëput pak para...