Thellohet skandali/ Princi Andrew nuk ka paguar qira par 20 vite, publikohet kontrata marramendëse. Si financohet Duka i Yorkut?

Thellohet skandali/ Princi Andrew nuk ka paguar qira par 20 vite, publikohet kontrata marramendëse. Si financohet Duka i Yorkut?

Princi Andrew nuk ka paguar asnjë qindarkë për rezidencën luksoze Royal Lodge në Windsor për më shumë se dy dekada. “The Times” ka siguruar kontratën 25-faqëshe të qirasë, e cila tregon se që prej vitit 2003, Andrew jeton në rezidencën 30-dhomëshe me një qira simbolike prej “një kokërr piperi në vit (nëse kërkohet)”, referuar shumës qesharake. Pa qira deri në 2078 Andrew pagoi 1 milion paund për të marrë kontratën e përdorimit dhe investoi të paktën 7.5 milionë paund në rikonstruksion, përfunduar në 2005. Në këmbim, ai dhe familja e tij kanë të drejtë të jetojnë në shtëpi deri në vitin 2078, pa pagesë vjetore qiraje. Nëse vendos të dorëzojë pronën, Crown Estate (e cila menaxhon pronat mbretërore për llogari të taksapaguesve) duhet t’i paguajë...