Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Komedia e shkëlqyer “Gruaja e burrit tim” e Kiço Londos, të mërkurën dhe të enjten, në teatrin “Bylis”, Fier
Nga Julia Vrapi “Gruaja e burrit tim” një komedi britanike keqkuptimesh, që ka shënuar sukses në skenat teatrore do të shfaqet dy mbrëmje në skenën e teatrit “Bylis” të qytetit të Fierit. Teatri Shëtitës “Çajupi” mbërrin në teatrin e qytetit të Fierit me komedinë e famshme “Gruaja e burrit tim”, një vepër e autorit të njohur britanik Ray Cooney me regji nga Kiço Londo. Të mërkurën 22 tetor dhe të enjten 23 tetor në mbrëmje komedia do të shfaqet për publikun në qytetin Fierit, në skenën e teatrit “Bylis”. “Gruaja e burrit tim”, që deri më tani është shfaqur në disa skena të teatrove në vendin tonë, gjithashtu është një nga xhevahiret teatrore të Teatrit Shëtitës “Çajupi”. “Gjenialiteti komik i autorit britanik Ray Conney shkëlqen...