Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
“Këtu ka probleme madhore”/ Braktisja e qytetit, flet kandidati: Po shkatërrohet nga abuzimet e pushtetit, shkollat…
Pavllo Shkarpa, kandidat i pavarur për Bashkinë e Beratit në zgjedhjet e 9 nëntorit, i ftuar në një studio televizive, ka dhënë një deklaratë të drejtpërdrejtë ku denoncon braktisjen e qytetit nga pushteti vendor dhe abuzimin me pasuritë publike. Ai thekson se, ndërsa qyteti ka nevojë për zgjidhje themelore, po bëhen vetëm disa shtrime rrugësh për fasadë. Ndërkohë, lumi Osum është lënë në një gjendje alarmante, ndërsa shkollat publike, sipas tij, po maskohen si projekte rikonstruksioni për t’u kthyer më pas në hotele dhe qendra biznesi, në dëm të komunitetit. Shkarpa u bën thirrje qytetarëve të votojnë për një ndryshim real, duke u zotuar se në ditën e parë si kryetar do të hapë Bashkinë për qytetarët dhe do të nisë nga ndërtimi i një...