Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
U rrëzua në lumin Fan teksa po kthehej në banesë, ndërron jetë 49-vjeçari
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Mirditë, ku një 49-vjeçar ka humbur jetën në mënyrë tragjike. Sipas informacioneve të policisë, viktima, shtetasi M. K. nga fshati Ndërfushas, dyshohet se ka rrëshqitur aksidentalisht dhe ka rënë në lumin Fan i Vogël, teksa po kthehej për në shtëpi. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme rreth orës 22:30, kur M. K. është zhytur në ujërat e lumit dhe ka humbur jetën si pasojë e mbytjes. Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të incidentit, ndërsa materialet janë referuar Prokurorisë si një ngjarje aksidentale.