Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Pezullohen përgatitjet për takimin Trump-Putin, shtyhet takimi i ministrave të Jashtëm të të dy vendeve
Shpresat e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, për një samit me homologun e tij rus, Vladimir Putin, duket se po shuhen, pasi një takim përgatitor midis ministrave të Jashtëm të të dy vendeve, i cili ishte planifikuar të zhvillohej këtë javë, është shtyrë, raportoi CNN. Moska u përgjigj duke komentuar se “diçka për të cilën nuk është rënë dakord nuk mund të shtyhet”, raportoi agjencia e lajmeve RIA, duke cituar zëvendësministrin e jashtëm Sergei Ryabkov. Ryabkov theksoi gjithashtu se takimi midis dy ministrave kërkon përgatitje. Trump ka thënë vazhdimisht se dëshiron paqe në Ukrainë. Pas një telefonate me Putinin javën e kaluar, presidenti amerikan tha se Ministrat e Jashtëm të SHBA-së dhe Rusisë, Marco Rubio dhe Sergei Lavrov, do të takoheshin. Por CNN raportoi të hënën, se takimi ishte shtyrë për...