Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Me valixhe me drogë nga Tajlanda në Rinas! Kinezët kapen në aeroport me 61 kg kanabis të fshehur në qese frutash
DROGA E SEKUESTRUAR TIRANË-Dy shtetas kinezë janë kapur nga Policia Kufitare në aeroportin 'Nënë Tereza' në Rinas pasi tentuan që të fusnin në Shqipëri 61 kilogram kanabis, të ndarë në katër valixhe. Autoritetet shqiptare u njoftuan nga Emiratet e Bashkuara, vendi tranzit. Kanabisi me përqindje të lartë THC e trafikuar nga Bangkoku drejt Shqipërisë , nëse do të dilte në treg do të kapte një vlerë të konsidereshme parash. Nga video e publikuar nga Policia lënda narkotike e cila u gjet pas kontrolleve të valixheve ishte ndarë në 120 pako dhe e paketuar me qesen e frutit ‘durian’. Njoftimi i policisë: Finalizohet operacioni policor i koduar “Quality”, i zhvilluar nga DVP Tiranë, Policia Kufitare e Rinasit, Njësia e Informacionit për Pasagjerin dhe Drejtoria e Hetimit Doganor. Goditet një rast i trafikimit të kanabisit me përqindje...