Banorët e Shushicës përcaktojnë investimet për vitin 2026

Banorët e Shushicës përcaktojnë investimet për vitin 2026

Në Njësinë Administrative Shushicë u zhvillua takimi i radhës i Kryetarit të Bashkisë Elbasan, Gledian Llatja, me banorët e zonës, në kuadër të procesit të Buxhetimit me Pjesëmarrje. Në takim morën pjesë gjithashtu Kryetari i Këshillit Bashkiak, Lutfi Lala, Kryetari i Njësisë Administrative Sokol Sinani, përfaqësues të këshillit dhe banorë të fshatrave të njësisë. Kreu i bashkisë Llatja theksoi se Bashkia Elbasan ka hyrë në një fazë të re investimesh, me mbështetje nga qeveria dhe fonde të siguruara përmes lobimit vendor. “Prioritet për vitin e ardhshëm është lidhja e Shushicës me urën e Byshekut dhe ndërtimi i bypass-it, që do ta kthejë Shushicën në një lagje të Elbasanit. Kemi projekte të rëndësishme në infrastrukturë, në arsim dhe në sistemet e ujitjes e energjisë,” deklaroi Llatja....