Grabitja e Luvrit, nuk përjashtohet grupi famëkeq i Panterave Rozë: Të gjitha pistat janë të hapura

Grabitja e Luvrit, nuk përjashtohet grupi famëkeq i Panterave Rozë: Të gjitha pistat janë të hapura

Ndërsa orët kalojnë, shanset për të gjetur bizhuteritë e vjedhura në Muzeun e Luvrit dhe keqbërësit zbehen, pavarësisht premtimit të presidentit Macron. Rreth 60 hetues nga brigada anti-krim në Paris dhe Zyra Qendrore për Luftën kundër Trafikimit të Pasurisë Kulturore janë mobilizuar. Por lehtësia me të cilën grupi prej katër banditësh ia doli t’ia mbathte me bizhuteritë, hipur mbi dy monopatina ditën e diel, e bën situatën thuajse të pashpresë. Sipas Il Corriere della Sera, firma izraelite e inteligjencës, CGI Group në Tel Aviv, tha se është thirrur nga Luvri për të marrë pjesë në hetim, pas suksesit të zgjidhjes së një çështjeje të vjedhjes së një miliard eurove në vitin 2019 në Dresden, por drejtuesit e muzeut e mohuan shpejt dhe kategorikisht. Kush mund të jetë pas grabitjes së...