Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Hamasi: Procesi i kthimit të trupave kërkon kohë; JD Vance drejt Izraelit për shpëtimin e armëpushimit në Gaza
Zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara, J.D. Vance, ka nisur udhëtimin drejt Izraelit, ku pritet të takojë kryeministrin e qeverisë së Tel Avivit, Benjamin Netanyahu, dhe presidentin Isaac Herzog. Qëllimi i vizitës, në të cilën Vance shoqërohet nga bashkëshortja e tij Usha, është mbikëqyrja e marrëveshjes së brishtë të armëpushimit në Rripin e Gazës, e ndërmjetësuar nga SHBA-të dhe që është në fuqi që nga 10 tetori. Ndërsa Hamasi është i gatshëm të gjejë dhe lirojë 15 trupat e pengjeve të mbajtura në Rrip nëse i jepet më shumë kohë dhe pajisje të rënda, sipas udhëheqësit të organizatës islamiste, Khalil al-Hayya. Një armëpushim në Gaza është në rrezik dhe Trump ka lëshuar kërcënime të reja ndaj lëvizjes militante islamike: “Nëse shkel armëpushimin, do të shkatërrohet”. Të dërguarit...