Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Flet avokati i ortakut të Pacollit: E vërteta e përplasjes për aeroportin e Vlorës! Negocoi prapa shpine…
Besnik Berisha, avokat i Valon Ademit, administratorit të kompanisë “2A Group” që është bashkëaksionere në aeroportin e Vlorës, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, dha detaje për konfliktin me biznesmenin kosovar, Behgjet Pacolli. Ai tha se me z. Pacolli është bërë një marrëveshje që ata të kenë 49 përqind të aksioneve. Sipas tij, kulmi i përplasjeve nisën pasi Pacolli mori një hua 100 milionë euro të cilat nuk kanë përfunduar në Shqipëri. “Kush është konflikti që ne kemi dhe që kemi kallëzuar penalisht Pacollin. Nuk kemi konflikt personal me Pacollin, por subjektin që ka 81 për qind të aeroportit të Vlorës për kontratën që ka garantuar fillimin e bashkëpunimit. Bashkëpunimi me zotin Pacolli nuk ka qenë për të fituar një tender. Zoti...