Takimi me Trump/ Bullgaria ‘thyen’ rregullat e BE, do të lejojë fluturimin e Putinit për në Budapest

Takimi me Trump/ Bullgaria ‘thyen’ rregullat e BE, do të lejojë fluturimin e Putinit për në Budapest

Bullgaria, vend anëtar i BE-së, sinjalizoi, se do të lejojë fluturimin e presidentit rus Vladimir Putin përmes hapësirës së saj ajrore drejt Budapestit, ku do të zvhillohet takimi me presidentin e SHBA-së, Donald Trump. “Nëse bëhen përpjekje për arritjen e paqes, dhe nëse kushti për këtë është, që të ketë një takim, atëherë është logjike që të mundësohet zhvillimi i këtij takimi ashtu siç është e udhës”, është shprehur ministri i Jashtëm bullgar Georg Georgiev, sipas një njoftimi të radios shtetërore në Sofje në kuadrin e takimit të këshillit të ministrave të BE-së në Luksemburg. Një itinerar i mundshëm fluturimi nga Moska për në Budapest kalon mbi Detin e Zi, mbi Bullgari dhe Serbi. Hapësira ajrore e Bullgarisë si vend anëtar në BE pas fillimit të luftës...