Kapen 4 valixhe me drogë në Rinas/ Ishin nisur nga Tajlanda, arrestohen dy kinezë

Kapen 4 valixhe me drogë në Rinas/ Ishin nisur nga Tajlanda, arrestohen dy kinezë

61 kilogramë kanabis laboratorik janë kapur në Aeroportin e Rinasit. Dy kinezë janë arrestuar në tentativë për të hyrë në kufirin shqiptar, ndërsa me vete kishin valixhet me drogë. Ata ishin nisur me drogë nga Tajlanda, ndërsa kaluan tranzit në Emiratet e Bashkuara. “Finalizohet operacioni policor i koduar “Quality”, i zhvilluar nga DVP Tiranë, Policia Kufitare e Rinasit, Njësia e Informacionit për Pasagjerin dhe Drejtoria e Hetimit Doganor. Goditet një rast i trafikimit të kanabisit me përqindje të lartë THC nga Tajlanda në Shqipëri. Sekuestrohen 61 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa, e ndarë në 120 pako. Kapen në Rinas, nga Policia Kufitare, dhe vihen në pranga 2 shtetasit kinezë që trafikuan lëndën narkotike, nga Bangkoku, me qëllim shitjen në Shqipëri. Në vijim të...