‘Do ta mbaj kokën lart, edhe te portat e burgut’/ Sarkozy nis sot dënimin, do të vuajë 5 vite në qeli

‘Do ta mbaj kokën lart, edhe te portat e burgut’/ Sarkozy nis sot dënimin, do të vuajë 5 vite në qeli

Ish-presidenti francez, Nicolas Sarkozy, do të shkojë sot në qeli, duke filluar një dënim me pesë vjet burg për komplot për të mbledhur fonde për fushatën nga Libia. Sarkozi, i cili ishte presidenti konservator i Francës midis viteve 2007 dhe 2012, do të bëhet ish-udhëheqësi i parë francez që burgoset që nga bashkëpunëtori nazist Marshal Philippe Petain pas Luftës së Dytë Botërore. “Nuk kam frikë nga burgu. Do ta mbaj kokën lart, edhe te portat e burgut”, tha Sarkozi për gazetën La Tribune Dimanche përpara burgosjes së tij. Sarkozi ka të ngjarë të mbahet në njësinë e izolimit, ku të burgosurit janë të vendosur në qeli të veçanta dhe mbahen të ndarë gjatë aktiviteteve në natyrë për arsye sigurie. Kushtet janë të ngjashme me pjesën...