Veliajn e ‘ndjekin’ bojkotet e avokatëve! GJKKO pritet të vendosë për kalimin ose jo për gjykim

Veliajn e ‘ndjekin’ bojkotet e avokatëve! GJKKO pritet të vendosë për kalimin ose jo për gjykim

Erion Veliaj TIRANË-Sot, në GJKKO pritet të mbahet seanca e radhës paraprake për kalimin ose jo për gjykim të dosjes së ish-kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, bashkëshortes së tij dhe personave të tjerë. Seanca ishte parashikuar të mbahej më 10 tetor, por u shty si shkak i bojkotit të avokatëve pas vrasjes së gjyqtarit, Astrit Kalaja. Në fakt edhe sot pritet të shihet nëse do të zhvillohet seanca për shkak se avokatët njoftuan 5 ditë bojkot deri më 25 tetor, pas arrestimit të avokatit Ulian Barjamit për kërcënim të prokurorit Gjergji Ceka gjatë një seance në gjykatën e Elbasanit. Avokati u lirua ditën e djeshme (20 tetor) me urdhër të Prokurorisë së Elbasanit.  Për dosjen Veliaj, përveç kryebashkiakut të Tiranës, bashkëshortes së tij Ajola Xoxa, janë marrë të pandehur janë edhe 28...