I pandehur në dosjen “Veliaj”, biznesmeni Elman Abule paraqitet në GJKKO

I pandehur në dosjen “Veliaj”, biznesmeni Elman Abule paraqitet në GJKKO

Biznesmeni Elman Abule, i marrë i pandehur për dosjen e Erion Veliajt, është paraqitur në GJKKO mëngjesin e sotëm. Biznesmeni akuzohet për pastrim parash në dosjen e Erion Veliajt. Elman Abule ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë për masën e arrestit shtëpiak të vendosur ndaj tij me kërkesë të SPAK. Gjithashtu i pandehur është marrë zyrtarisht edhe ish-kryebashiaku i Tiranës, i cili ndodhet në qeli prej datës 10 Shkurt. Erion Veliaj akuzohet për korrupsion, pastrim parash e fshehje pasurie. Dosja: Prokuroria thotë se hetimet provuan marrjen e rryshfeteve nga Veliaj dhe Xoxa në 9 raste. “Në përfundim të hetimeve paraprake, ka rezultuar e provuar se të pandehurit Erion Veliaj dhe Ajola Xoxa, në bashkëpunim mes tyre, në 9 raste të veçanta, kanë marrë përfitime...