Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Vranësira dhe reshje shiu në disa zona, parashikimi i motit për ditën e sotme
Ditën e sotme vendi ynë, do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësirash, të cilat hera-herës pritet të jenë deri të dendura. Në orët e mesditës reshje shiu me intensitet të ulët të karakterit lokal, përgjatë relieveve malore në lindje dhe juglindje të vendit. Era do të fryjë me drejtim Juglindje-Jugperëndim me shpejtësi mesatare 5m/s, ndërsa në bregdet dhe lugina do të arrijë shpejtësi 10m/s. Valëzimi i forcës në detet Adriatik dhe Jon pritet i forcës 2-3 ballë.