Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Sot seanca paraprake për dosjen Veliaj, por avokatët janë në bojkot
Këtë të martë, më 21 tetor, pritet të zhvillohet seanca e radhës paraprake në Gjykatën kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), për të marrë në shqyrtim kërkesën e Prokurorisë së Posaçme (SPAK) për dërgimin në gjyq të ish-kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, bashkëshortes së tij Ajola Xoxa dhe 16 personave të tjerë. Seanca pritet të nisë rreth orës 09:00. Sipas dosjes hetimore të SPAK, Veliaj akuzohet për përfshirje në 9 raste korrupsioni, pastrim parash dhe mosdeklarim pasurie, në bashkëpunim me bashkëshorten e tij Ajola Xoxa dhe disa ish-zyrtarë të tjerë të Bashkisë së Tiranës. Seanca e kaluar e parashikuar të mbahej më 10 tetor, u shty për shkak të avokatëve, të cilët gjendeshin në bojkot, pas vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja. Në sallë mungoi edhe...