Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Kapen në Rinas 100 kg kanabis në 4 valixhe, arrestohen dy kinezë! Droga u nis nga Tajlanda dhe…
Dy shtetas kinezë janë arrestuar nga Policia Kufitare në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit, pasi tentuan të fusin në territorin shqiptar një sasi prej 100 kilogramësh kanabis, e ndarë në katër valixhe. Raportohet se lënda narkotike, e cila kishte përqindje të lartë të substancës aktive THC, ishte nisur nga Tajlanda, me tranzit në Emiratet e Bashkuara Arabe, për të mbërritur më pas në Shqipëri. Autoritetet e huaja sinjalizuan palën shqiptare për dy shtetasit kinezë, të cilët u ndaluan menjëherë sapo mbërritën në Rinas. Pas arrestimit, rasti iu referua sektorit të Antidrogës në Tiranë për hetime të mëtejshme. Sipas burimeve zyrtare, droga e sekuestruar ka një vlerë të konsiderueshme në tregun ndërkombëtar, për shkak të përqendrimit të lartë të THC-së. Hetimet po vijojnë për të zbuluar rrjetin...