Praga si Tirana e Parisi, ndalon përdorimin e skuterave elektrikë

Praga si Tirana e Parisi, ndalon përdorimin e skuterave elektrikë

Praga ka vendosur të ndalojë marrjen me qira të skuterëve elektrikë nga janari i vitit 2026, me nënkryetarin e bashkisë që i fajëson ata për kaosin në rrugë dhe trotuare. Vendimi u mor nga këshilli i bashkisë si pjesë e ndryshimeve në rregulloret e transportit në qytet.  Bashkia ka vendosur të vendosë rregulla për parkimin e biçikletave , si ato konvencionale ashtu edhe ato elektrike. Ndërkohë, nuk ka rregullore për skuterët elektrikë, që do të thotë se përdorimi i tyre në qytet është ndaluar. Zv/kryetari i bashkisë, përgjegjës për transportin, njoftoi se këshilli bashkiak i tha “po” fundit të skuterëve elektrikë. “Po prezantojmë rregulla të qarta që do të pastrojnë hapësirat publike nga qarkullimi i pakontrolluar i skuterëve, të cilët shpesh përdoreshin në qendër të qytetit më shumë si atraksion turistik sesa si mjet transporti dhe shkaktonin kaos në...