Beqiri akuza Berishës: Çoi dy deputetë për të blerë shkrimin për të shpifur për Irena Gjokën

Beqiri akuza Berishës: Çoi dy deputetë për të blerë shkrimin për të shpifur për Irena Gjokën

Avokati Idajet Beqiri, i ftuar në emisionin “Ora e Fundit”, ka hedhur akuza të forta ndaj kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha, duke e cilësuar atë si një “qenie e gënjeshtërt” dhe “mjeshtër të shpifjeve të orkestruara”.  Ai shtoi se Berisha e ka përdorur gënjeshtrën si një mjet për të “skllavëruar dhe manipuluar publikun”. Beqiri vijoi me akuza të ashpra, duke thënë se Berisha ka qenë përgjegjës për tradhti kombëtare dhe krime të rënda, për të cilat më pas ka fajësuar të tjerët. Avokati iu referua gjithashtu rastit të gjyqtares Irena Gjoka, për të cilën Berisha ka pretenduar se është dënuar në Greqi. Sipas Beqirit, këto janë shpifje të fabrikuara nga Berisha, i cili madje ka paguar një gazetë greke për të botuar informacione të pavërteta....